Ferizaj.28.11.2018. Nxënës të të gjitha shkollave të mesme nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës si dhe shkollat e mesme të larta nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova Lindore po marrin pjesë në “Panairin e Shkencës dhe Kulturës 2018” që organizohet nga Lëvizja Koha.
Panairi është hapur sot, 28 Nëntor nga ora 12:00, në Palestrën Sportive “Jeton Tërstena-TOTA”-Vushtrri , dhe do të zgjatë 3 ditë.
Në shumë sektore do të prezantohet vlerat kulturore, dijet dhe të arriturat nga lëndët që mësohen në këto institucione shkollore.
Ky projekt edukativo-arsimor realizohet me karakter kombëtarë në datat 28, 29, 30 Nëntor 2018, me interval kohor 10:00-16:00 .
Në këtë panair po marrin pjesë edhe dy shkolla nga Ferizaj, gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” dhe shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” të cilët po prezantojnë pjesë të punës praktike e cila realizohet në shkollat përkatëse.
Nxënësit e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” të udhëhequr nga profesori i Astronomisë Milaim Rushiti në këtë panair po marrin pjesë më punime nga lëndët e Kimisë, Biologjisë, Fizikës, Artit, Astronomisë dhe Teknologjisë.
Një këndin i cili ishte ndarë për këtë shkollë nxënësit Vlera Halili, Qëndresa Gashi, Ronita Murselin Hekuarn Sakija, Ermal Topalli dhe Shkodran Hasani po kujdeseshin që të gjithë vizitorëve dhe të pranishmëve tu skjaronin përmes eksperimenteve dhe punimeve të tyre punën e cila bëhet në këtë shkollë.
Në këndin përballë gjendeshin nxënësit e shkollës së Agrobiznesit dhe teknologjisë “ Zenel Hajdini” nën mbikqyrjen e profesoreshës Nafije Beqa, zyrtare e Qendrës së Karrierës kishin ekspozuar shumë punime të nxënësve na lëmi i përpunimit të drurit dhe konfeksionit.
Eduarta Hyseni, Shpëtim Mustafa dhe Muharrem Mustafa nga drejtimi i përpunimit të drurit kishin ekspozuar punimet të punuara enkas për këtë panair si dhe përmes programeve AUTOCAD në kompjuter skjaronin edhe mënyrën e realizimit të këtyre punimeve.
Ndërsa Dilbere Dernjani, Sara Bajrami dhe Atina Ymeri nga drejtimi i Konfeksionit kishin ekspozuar punime nga kjo lëmi si dhe shumë dizajne të konfeksionit. Gjatë kësaj kohe ato edhe vizatonin dizajne të reja gjatë kohës së panairit.
“Ky është viti i pestë që po marrim pjesë në këtë panair. Këtu fitohen eksperienca të reja por edhe është një përgjegjësi e madhe të përfaqësosh shkollën në një panair si ky ku po marrin pjesë shumë shkolla nga të gjitha trojet shqiptare. Por është edhe një rast i mirë për shkëmbim të përvojave dhe njohja me të arriturat dhe punën që bëhet nëpër këto shkolla” tha Vlera Halili, nxënëse e gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
“Është kjo hera e parë që po marrim pjesë në këso panaire dhe është një përvojë e mirë që edhe ne si shkollë të prezantojmë punën që bëhet në shkollën tonë. Kemi përgatitur shumë punime të konfeksionit, natyrisht shkollore, si dhe dizajne të veshjeve, por edhe këtu drejtpërdrejt po vizatojmë dizajne të fustaneve. Këtë vit, meqë është hera e parë jemi munduar të sjellim atë që kemi menduar se duhet të ekspozohet por besoj që herën tjetër do të jemi ëdhe më të përgatitur. Përveç kësaj është edhe një rast i mirë të shkëmbesh përvoja me nxënës nga shumë shkolla të cilat vijnë nga të gjitha trojet shqiptare” thotë Sara Bjarami , nxënëse e shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Ata të cilët do të vizitojnë panairin do të mësojnë se çdo teori e ka një praktikë e qëllimi është të mësohet praktika sepse kjo kërkohet në ditët e sotme, pra “të dish si ti bësh gjërat jo si t’i thuash”./Ferizajpress
Foto nga disa shkolla që po marrin pjesë në këtë panair: (Apo kliko Këtu
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.
.