03,12,2024

Panairi Dimëror në Prishtinë tuboi rreth 70 biznese lokale

Must Read

Kjo Ngjarja është një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe bizneseve të sapoformuara për promovimin e produkteve dhe avancimin e iniciativave të tyre të komunikimit dhe marketingut, si dhe për të krijuar shkëmbime në mes të bizneseve.

Luigi Brusa nga Komisioni evropian tha se ky panair po bëhet tradicional sepse çdo herë po organizohet në fund vit. “Është me rëndësi që bizneset e Kosovës të kenë mbështetje më të mëdha, është fantastike që ne të kemi mundësin ti provojmë produktet dhe të blejmë prej tyre”, u shpreh Brusa.

Ndërsa Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha  se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë prodhues të produkteve cilësore.

Ajo tha se edhe mbështetja e Qeverisë nuk ka munguar për këta prodhues.

Ndërsa, Sokol Bashota kryetar i komunës së Klinës, tha se mbështetja e ndërmarrësisë së vogël dhe të mesme e veçanërisht e bizneseve që me punën e tyre bëjnë që të zvogëlohet importi është njëri nga objektivat më të rëndësishme të ARDA-s,që nga themelimi i saj.

Në funksion të kësaj ARDA këtë vit ka lansuar një skemë grandësh me vlerë prej 1 milion euro që ka pikërisht këto qëllime.

“Përmes kësaj skeme ne presim që t’i japim një shtytje bizneseve inovative dhe të zbusim papunësinë për aq sa kjo mund të bëhet përmes një skeme grandesh”, tha ai.

Gjatë gjithë kohës ngjarja do të ofrojë mundësi argëtuese, duke përfshirë muzikën, parulla të animuara, këndin për fotografi dhe ngjyrosje të fytyrës dhe pjesë të tjera të artit.

Panairi dimëror është organizuar nga Asociacioni i Agjencive Rajonale për Zhvillim (ARDA) në kuadër të projektit “Mbështetja për Zhvillimin Ekonomik Rajonal” i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./Ekonomiaonline.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img