10,11,2025

Pamje të rralla: Kur Fatos Nano doli si hero nga burgu për varrimin e së ëmës (Video)

Must Read

“BalkanWeb” raporton se lideri historik i së majtës, kishte marrë nga autoritetet shtetërore 17 orë leje për të dalë nga burgu i Bënçes ku vuante dënimin edhe me “OK”-in e Presidentit të atëhershëm dhe rivalit të tij politik, Sali Berisha.

Video e “AP”-së tregon sesi Nano u ruajt me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar siç shihet në pamje edhe nga Paulin Sterkaj aso kohe shefi i repartit special të policisë “Brisku”, i cili gjatë gjithë kohës e mbante për krahu, raporton “BalkanWeb”.

Në ato pak orë lire Nano u takua me familjarët, një pjesë të të cilëve nuk i kishte parë qyshkur u burgos në vitin 1993.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes dhe hasmit ulin armët. Do të doja që këtë ta bënin edhe përballë të gjallëve”, shprehej Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.

“AP” komenton se në varrimin e nënës së Fatos Nano morën pjesë mbi 5.000 persona dhe se lideri historik i së majtës shqiptare u prit aso kohe si hero nga qytetarët e Tiranës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img