08,11,2025

Pamje nga dasma madhështore e ‘Sheherzades’

Must Read

Berguzar Korel dhe Halit Ergenç për publikun shqiptar u bënë të njohur kryesisht pas filmit “1001 netë”, si dhe “Sulltanit” në të cilin luajtën rolet kryesore të “Sulltan Sylejmanit” dhe “Shehrzades”.

Prapa ekranit dhe roleve që kanë luajtur si çift, ata edhe në jetën reale a janë të martuar, shkruan rtv21.tv.

Aktorët në vitin 2009 lidhjen e tyre e kurorëzuan me martesë, e për këtë ditë ata kishin organizuar një festë të madhe, ku kishin mbledhur familjarët dhe shoqërinë e tyre.

Ndërsa tani çifti së bashku kanë një djalë pesë vjeçar, të cilin e pagëzuan me emrin Ali.

Aktoren patëm rastin ta shohim fustanin e nusërisë në disa prej roleve që ajo i pat, edhe para martesës së saj.

Por, se si është dukur ajo në ditën më të rëndësishme të saj, në ditën kur u martua me Halitin e shohim në fotografinë më poshtë. “Sheherzadja” u bë nuse shumë e bukur e veshur me një vello që thuajse e ka mbuluar të tërën.

E krah saj një dhëndër i denjë ishte “Sulltani” i zemrës së saj, për të cilin ajo ka një dashuri të madhe. Si Berguzar ashtu edhe Haliti, duket se kanë qenë më të hollë, por, nuk është se kanë ndryshuar shumë.

Ndryshe, projekti i tyre i fundit është seriali “Vatamin Sensin” ku të dy aktorët luajnë në rolet kryesore. Xhirimet e këtij seriali kanë zgjatur dy vite.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img