18,12,2024

Pamje| Këto janë kushtet e mjerushme që jetojnë komunitetet- përfaqësuesit e tyre zhvasin fondet

Must Read

Pozita e komuniteti rom, ashkali dhe egjiptas në Kosovë është e mjerueshme, për shkak të kushteve jashtëzakonisht të rënda socio-ekonomike, por disa nga përfaqësuesit e tyre, fondet për përmisimin e jetesë i kanë zhvatur për interesa personale.

InDoks ka vizituar disa vendbanime të tyre. Pamjet nga këto vendbanime ta japin përshtypjen se ato janë filmuar në tërmetin e fundit në Shqipëri. Por, ato janë pamjet e përditshme të këtyre komuniteteve në zemër të Kosovës.

Përfaqsuesit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, përmes organizatave joqeveritare (OJQ) kanë zhvatur për interesa personale shumën e ndarë nga qeveria dhe Kuvendi.

Zhvatja e fondeve përmes OJQ-ve dhe buxhetit të ndarë nga Qeveria e Kosovës

Sabit Rrahmani dikur deputet në Kuvendin e Kosovës nuk është as i pari e as i fundit lider politik i komunitetit pakicë që është gjetur fajtor për keqpërdorim të pozitës. Vitin e kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione. Me dy vjet burgim me kusht, për të njëjtën vepër penale është dënuar edhe i akuzuari tjetër në këtë rast, Bajram Gashi, që kishte themeluar dhe drejtuar OJQ-në “Zëri i Ashkalinjve për Integrim”.

Akuza e ngarkonte ish-deputetin Arifi se ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej mbi 25 mijë eurosh. Dhe, këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

E larg OJQ-ve nuk kishte qëndruar as deputeti i përmendur në shumë afera, Danush Ademi. Ai madje ka themeluar një OJQ që ishte pjesë e shumë aktiviteteve e projekteve edhe qeveritare. OJQ-ja “Qendra e Komunitetit Ashkanli” është themeluar nga Danush Ademi në vitin 2003.

Bashkëthemelues me të ishin edhe Avdyl Kopili e Selajdin Dudaku. Derisa Danush Ademi ishte ende deputet, në vitin 2017 kjo OJQ mori nga Qeveria e Kosovës mbi 27 mijë euro donacione. Ky projekt, sipas një reagimi të publikuar më vonë nga pjesëtarë të këtij komuniteti, ishte projekt për mbështetjen e 1000 familjeve të komunitetit ashkali.

“Ky vendim i Qeverisë së Kosovës u keq-përdor nga Deputeti i Ashkanlive Danush Ademi dhe nga këshilltari politik i kryeministrit Arben Shabani i cili vjen nga subjekti i deputetit Ademi. Si pjestar i komunitetit ashkali, unë dhe familja ime kemi pranuar një pako ushqimore me përmbajtje dhe artikuj që nuk ka vlerë më shumë se 18 Euro, por neve na është thënë se kjo pako është blerë për 27 euro, kjo edhe për faktin që dihet se janë përkrahur vetëm 1 mijë familje me nga një pako, që i bie se janë keqpërdorur dhjetë mijë euro”, thuhet në këtë reagim.

Ende nuk dihet se si janë përdorur këto para, por dihet se e njëjta OJQ në kohën kur kryetari i kuvendit, Kadri Veseli kishte marrë një iniciativë të çuditshme për të shpërndarë subvencione për OJQ, edhe nga ky rast përfitoi OJQ-ja e themeluar nga ish-deputeti. Ishte një fond prej afro 2 mijë eurosh i ndarë nga Kuvendi për këtë organizata, ani pse themeluesi i saj ishte edhe deputet.

Përveq OJQ-ve këta këta qytetarë janë mashtuar edhe me ndërtimin e shtëpive, ku qeveria ka ndarë një fond prej 2.5 milionë eurosh.

Ish -deputeti Ademi, përveq donacioneve ai ka shpërndare në karrierën muzikore të djalit të tij këtë fond për shtëpia ia ka dedikuar vetëm familjarëve të tij dhe jo atyre në nevojë.

Nga një projekt i shtetit për ndërtimin e 35 shtëpive për komunitetet në komunën e Ferizajt, kanë përfituar tre të afërm të ish-deputetit Danush Ademi, përfshirë motrën, xhaxhain dhe këshilltarin e tij. Ndërkohë që familjarë e të afërme të ish-deputetit kanë përfituar nga ky fond, janë edhe 10 familje të tjera që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive, pasi që jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

InDoks në këtë episod do të trajtoj pos gjendjes së tyre të rëndë ekonomike edhe aferat korruptive në mesin e liderëve të tyre. Një histori korrupsioni e krimi në emër të komuniteteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img