26,12,2024

Palët të paunifikuara rreth dialogut Kosovë-Serbi

Must Read

Çështja e dialogut Kosovë- Serbi asnjëherë nuk ka dalë si pikë e rendit të ditës në Kuvend gjatë kësaj legjislature. Partitë opozitare po kundërshtojnë që dialogu të zhvillohet pa një platformë e cila del nga Kuvendi, por , deri më tani asnjë veprim që çështja të diskutohet në njërën nga seancat e Kuvendit. Madje,një seancë për dialogun po e kërkon edhe Instituti Demokratik i Kosovës i cili mbikëqyr punën e Kuvendit.
Qeveria njëherë pati dërguar një platformë për bisedimet Kosovë-Serbi  dhe më pas e ka tërhequr. Si pasojë, Kuvendi që nga shtatori i vitit të shkuar nuk ka pasur debat të mirëfilltë për të ardhmen e dialogut.
Kështu  thotë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. KDI u ka bërë thirrje deputetëve që të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme, por, Krasniqi thotë se opozita nuk është e unifikuar.
“Ajo çfarë jemi duke parë është se nuk ka unifikim të partive politike. Ne shohim se edhe partitë të cilat janë në qeveri, nuk kanë të njëjtin qëndrim kundrejt dialogut Kosovë-Serbi.  Tani të gjitha partitë politike janë duke ofruar platforma të ndryshme por ajo çfarë është duke munguar është që partitë politike të ulën dhe të bëjnë atë platformën e diskutimeve të palës kosovare në këto bisedime” ka thënë Krasniqi.
Por, e paunifikuar rreth dialogut, del të jetë edhe vetë LDK-ja. “Presidenti nuk ka kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik për të udhëhequr këtë proces” e ka përsëritur disa herë shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdulla Hoti. Kurse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, kërkonte të mos krijohet precedent i refuzimit të institucioneve. Ndryshe nga LDK-ja,përfaqësues të Partisë Social Demokrate thonë se në parim janë pajtuar edhe me përfaqësues të partive tjera që Kuvendi të jetë institucioni nga i cili nis dhe diskutohet dialogu. Visar Ymeri nga PSD thotë se kjo parti po punon që kjo ide të jetësohet.
“Ne do të tentojmë dhe do të angazhohemi natyrisht si parti social-demokrate që t’i takojmë edhe në takime bilaterale , pra përfaqësues të PSD-së dhe përfaqësues të partive, në mënyrë që ta diskutojmë këtë tekst e cilat janë ato vërejtje e ndryshime që duhet të pësojë kjo ide e ky mekanizëm në mënyrë që kjo pastaj të shndërrohet në vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës” tha Ymeri.
Sidoqoftë, marrëveshjet të cilat arrihen në kuadër të procesit të dialogut duhet të ratifikohen në Kuvend me dy të tretat e deputetëve, prandaj, konsensusi është i nevojshëm edhe për këtë. Në të kundërtën, kjo mund ta rëndoj procesin apo të ketë efekte negative për Kosovën nga ky proces, thonë analistët.(RTK)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img