21,12,2024

Pal Lekaj ia atribuon meritat për pavarësinë e Kosovës shefit të tij

Must Read

Ai i ka shkruar se Kosova, sipas tij, arriti ta marrë pavarësinë si të drejtë të saj, pas angazhimit të madh të shefit të tij, Ramush Haradinaj, që në atë kohë ishte kryeministër.

Lekaj ka shtuar se edhe pas 10 vjetësh vendi nuk është stabil, nuk ka rritje ekonomike dhe se demokracia në të është e rrezikuar.

Ky është shkrimi i plotë i Lekajt:

“Sot dhjetë vjetë më parë Kosova ishte protektorat, por që dinamika e angazhimit të kryeministrit Haradinaj në atë kohë dhe veprimet e tij prej burreshtetasi te vërtetë, bëri që të plotësohen “standarde para statusit” dhe Kosova të marrë pavarësinë si e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit.

Propozimi gjithëpërfshirës për Kosovën i presidentit Ahtisari në vitin 2007, ishte një dokument i cili e hapte rrugën për një Kosovë të pavarur, stabilite, të zhvilluar e demokratike, e që do të kishte mbështetje nga miqtë dhe bota demokratike.

Sot kur jemi në 10 vjetorin e këtij propozimi, Kosova është e pavarur, nuk është stabile, zhvillimi ekonomik është i mangët e demokracia është gati sa e rrezikuar.

Kushtetuta e saj është moderne, por e cila në vazhdimësi është rrezikuar seriozisht nga pushteti e nga disa individ që nuk e kanë pranuar demokracinë të cilën kjo kushtetutë e promovon. Gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese duke qenë e ndikuar nga politika ka nxjerrë shpesh vendime që kanë rënë ndesh me vullnetin qytetarë dhe frymën e kësaj Kushtetute. Gabimi po vertetohet edhe në rastin e Maqedonisë, ku atje po rezulton që ata që i krijojnë numrat, mund ta krijojnë qeverinë, pavarësisht nëse i kanë fituar zgjedhjet ose jo!

Kosova edhe sot është në një dialog i cili nuk po rezulton me ndonjë të arritur.

Kosova e sotme ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës e të mos sillemi sikur para 10 vjetëve kur ishim nën protektorat.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img