28,04,2024

Pak borë, shumë vështirësi e aksidente në komunikacion (Foto)

Must Read

(I plotësuar) – Si pasojë e reshjeve të borës dhe ngricave në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave”, janë krijuar kolona të gjata në dy koristë.

Po ashtu në të njejtin vend ka ndodhur edhe një aksident më dëme jo të mëdha materiale, shkruan kp. Në këtë rrugë as një kompani nuk shihet duke pastruar borën dhe akullin.

***

(I plotësuar) – Në një foto të publikuar në facebook, shihen disa vetura të kthyera mbrapsht për shkak të ngricave në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Disa prej tyre edhe janë aksidentuar. /lajmi.net

aksident-bora

***

Mëngjesin e sotëm, dhe ende po vazhdohet me gjendjen e tillë, reshjet e borës të intensitetit të ulët që ranë gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm, bashkë me të ftohtin, kanë krijuar ngrica përgjatë rrugëve në qytet, e kryesisht në rrugët anësore.

Në rrugën që të çon për në ‘Film City’, shihet se nuk është hedhur as kripë, çka ka shkaktuar edhe bllokada të shpeshta të kësaj rruge në mëngjesin e sotëm, transmeton kp.

Bëhet e ditur po ashtu që ngricat kanë disa shkaktuar edhe aksidente ndërkaq Policia ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të kenë pajisjet dimërore.

unnamed-1

unnamed-2

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img