27,12,2024

Pajtim gjyqësor që shkaktuesi i aksidentit ta rimbursojë Byronë e Sigurimeve

Must Read

Në Gjykatën e Mitrovicës është arritur pajtim gjyqësor në rastin ku Byroja Kosovare e Sigurimeve kërkon rimbursimin e dëmit të shkaktuar në aksidentin e trafikut.
Sipas padisë, Mehdi Bajrami në prill të vitit 2013 në Shupkovc të Mitrovicës kishte shkaktuar aksident trafiku.
Deri tek aksidenti kishte ardhur kur automjeti i evidentuar me shkronjën A në padi, të cilën e drejtonte i padituri Mehdi Bajrami, nga pakujdesia shkakton aksident, duke i shkaktuar dëme të dëmtuarës Shkurte Muja.
Bazuar në padi, automjeti i cili kishte qenë shkaktar i automjetit, kishte qenë pa mbulesë siguruese, respektivisht me afat të skaduar të policës së sigurimit.
Pas këtij aksidenti BSK e kishte kompensuar dëmin material dhe jomaterial që e dëmtuara Shkurte Muja e kishte pësuar si rezultat i këtij aksidenti.
Ndërsa tash BSK përmes padisë kërkon nga i padituri rimbursimin e shumës prej 430.00 euro, në emër të rimbursimit të dëmit të shkaktuar.
Kurse në seancën e mbajtur palët paraprakisht kanë njoftuar Gjykatën së kishin biseduar jashtë seancës dhe se dëshironin të arrinin pajtim gjyqësor, përmes të cilit i padituri Mehdi Bajrami detyrohet që në emër të rimbursimit t’i paguajë Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BSK), shumën prej 430 euro.
Ky pajtim gjyqësor u aprovua nga ana e gjyqatrit Naim Meholli.
Meholli ka njoftuar palët se ky pajtim gjyqësor ka fuqinë e titullit ekzekutiv dhe nuk mund të goditet me ankesë. /kallxo.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img