Ferizaj

PAI mbështet Agim Aliun për kryetar të Ferizajt

By FerizajPress

November 13, 2017

Ferizaj .13.11.2017. Përmes një komunikate për medie PAI ka bërë të ditur se në zgjedhjet lokale për të parin e Ferizajt ka vendosur që të përkrah kandidatin e PDK-se Agim Aliun për kryetar të Ferizajt.

Deklaratë Publike PAI – Partia e Ashkanlive për Integrim Dega në Ferizaj.

Në mbledhjen e mbajtur të PAI-së, dega në Ferizaj dhe strukturave të saj, kemi analizuar qëndrimin tonë politik lidhur me balotazhin i cili do të mbahet me 19 nëntor në Ferizaj për Kryetar Komune.

Ne PAI Dega në Ferizaj,kemi vendosur që të mbështesim kandidatin e PDK-së për Kryetar Komune në Ferizaj z.Agim Aliu. Programi i z.Aliu ka përafrim mes dy subjekteve tona politike, dhe me qeverisjen e z.Aliu komuniteti Ashkanli në Ferizaj do të ketë një trajtim dinjitoz, dhe një mirëqenie më të mirë ekonomike-sociale. Ftojmë qytetarët simpatizantët dhe anëtarësinë e PAI-së dega në Ferizaj që me 19 nëntor të votojnë dhe mbështesin z.Agim Aliu për kryetar komune tē Ferizajt.