Sot PAI, Partia Ashkanlive për Integrim Dega në Ferizaj, ka takuar strukturat dhe anëtarësiën e saj në Ferizaj.
Ne këtë takim raportues të punës dhe aktivitetit 6 mujor të PAI-së Ferizaj, është vlerësuar puna, angazhimi i gjitha strukturave dhe zyrave të saj si model i transparencës, suksesit, dhe unitetit të Ashkanlive në Ferizaj.
Në takim kanë prezentuar 120 pjesëmarrës nga nëndegët e saj, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe media.
Të pranishmëve ju drejtua Kryetari i Degës të PAI-së në Ferizaj zv.Ministri Qazim Rahmani, zv.Ministri Jeton Emini, Nënkryetari i Komunës Florim Bajrami dhe Anëtari i Kryesisë Qendrore Rexhep Bajrami.
Po ashtu në këtë takim kanë diskutuar kryetarët e nëndegëve Hajriz Haziri, Ibrahim Kadriu, dhe Osman Emini.
“Gjatë raportit 6 mujor të degës është vlerësuar se ka progres pozitiv në fushën e Edukim, Infrastrukturës, Banimit dhe fushave të ndryshme të jetës, kjo është arritur falë bashkëpunimit dhe punës Kryetarit/Deputetit të PAI-së Hetem Arifi dhe Kryetarit Komunës Ferizaj Agim Aliu dhe ekzekutivit tij. Në PAI dega në Ferizaj do të jemi transparent, serioz dhe të përgjegjeshëm ndaj çdo pune që zhvillojm për të mirën e popullit tonë. PAI në Ferizaj do të jetë faktor i ndryshimit dhe unitetit të popullit tonë, do të punojmë që Ashkanlit të kenë ditë dhe jetë më të mirë. Ne jemi të ri në moshë, por plot energji dhe vullnet për të ndihmuar popullin tonë. Në PAI kanë vend të gjithë dhe kërkojm të bashkangjiteni karvanit të fitoreve të reja kurdo herë që kemi zgjedhje. Ne kemi kaluar procese edhe të vështira por me kujdes dhe punë të pa lodheshme i kemi sfiduar çdo sulmi që është drejtuar ndaj nesh si subjekt. Drejtësia gjithëmon mbizotëron, ajo është vetë PAI për slloganin tonë të përhershëm #BashkëVendosim” ka thënë kryetari i PAI-së në Ferizaj Qazim Rrahmani.