Ferizaj.31.08.2017. Të nderuar bashkëqytetarë të Republikës së Kosovës ,me lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të PAI-së Partisë së Ashkanlive për Integrim dega në Ferizaj, të gjithë pjestarëve të besimit Islam kudo që ata gjenden, jetojnë dhe veprojn t’ju uroj festën më të madhe të sakrificës dhe solidaritetit ” Kurban Bajramin” ndërsa urimi më i sinqert për të gjithë ata të cilët kanë vendosur të therrin kurban,dhe të kryejn kushtin e pestë të Islamit Haxhin ,duke e lutur të madhin zot bashkarisht që këtë mund të juajin dhe këto obligime të jenë të pranuar te zoti i madhërishëm.
Festa e Kurban Bajramit është festë më solidare e ndihmës së sinqertë ndaj kategorive më të rrezikuara ekonomikisht dhe si e tillë troket në çdo zemër të bëmirësit për të zgjatur dorën e mëshirës për të varfërit dhe rasteve tjera me nevoj,që së paku në këto ditë të dalluara për shoqërin tonë të ndihemi të gjithë të barabartë ,dhe të përjetojm gëzimin bashkarisht duke u thirrur në atë të mirë që dojm ne ,të kontribojm për ta përjetuar edhe të tjerët.
Kjo festë sigurisht që duhet të na inkurajon edhe ne si përfaqësues që kujdesin ndaj kategrorive të rrezikuara të mos e ndalim kurrë,dhe vazhdimisht synime tona të jenë për ta përmirësuar gjendjen e tyre “Për jetë më të mirë” dhe si shembull praktik duhet të konsiderohet dita e Kurban Bajramit,që edhe ditëve tjera të zakonshme të mos mungoj ky vullnet i mirë solidar,dhe i arsyeshëm.
Dhashtë zoti ,që në mesin tonë si shoqëri çdo herë të veproj paqa,dashuria,uniteti ,dhe solidariteti për ta ndihmuar njëri tjetrin,dhe kjo festë le të jetë festë e paqës,mirëkuptimit,duke na motivuar që bashkarisht me ju ,dhe ndihmtarë tjerë ti arrisim qëllime tona të përbashkëta për një jetë më të mirë të mbarë shoqërisë sonë.
Urime ,paqa,dashuria dhe gëzimi ju përcjellt gjithë jetës.
Ju Faleminderit .
Sinqerisht: Asllan KRYEZIU
Kryetar i PAI-së Ferizaj.