28,11,2024

Paditësi kërkon nga KEK-u tri pagat jubilare në vlerë prej 1548 euro

Must Read

Pretendimet e Nezirit, në seancën e mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i prezantoi avokati Bastri Morina.

Sipas avokatit Morina, paditësi Neziri kërkesën e tij për tri paga jubilare e mbështet në marrëveshjen e përgjithshme kolektive e cila ka hyrë në fuqi më 1 janar 2015.

Ndërsa sipas tij, lartësia e padisë mbështetet në vendimin e KEK-ut marrë më 21 nëntori 2016, me të cilin paditësit iu ishin paguar tri paga përcjellëse në shumë prej 1548 euro, e në të cilën shumë kërkohet të paguhen edhe pagat jubilare.

Sipas Morinës paga mujore e klientit të tij është llogaritur në shumë prej 516 euro, sipas listës së pagave të KEK-ut, kurse pagat jubilare ai i bazon edhe në stazhin e punës të pandërprerë aty, ku sipas librezës së punës del se paditësi Neziri në KEK ka punuar pa ndërprerje prej 16 gushtit 1979 deri më 3 nëntor 2016, që saktësisht 37 vite punë.

Pretendimet e Nezirit dhe avokatit të tij i kundërshtoi në tërësi përfaqësuesi i KEK-ut, avokati Zenel Shala.

Ky i fundi tha se marrëveshja e përgjithshme kolektive që kishte hyrë në fuqi në vitin 2015 ka pasur afat tri vite, andaj dhe e njëjta nuk është më në fuqi e po ashtu nuk ka pasur as fuqi prapavepruese.

E në këto rrethana, sipas Shalës paditësi ka paraqitur padinë pas afatit të përcaktuar, duke shtuar se edhe sipas Kodit të punës së KEK-ut nuk është paraparë një shpërblim i tillë, ose i njëjti mund të jepet vetëm sipas rezultateve afariste të KEK-ut.

Ai tutje tha se ekziston mungesa financiare, e që sipas Shalës deri me tani asnjë punëtor i KEK-ut nuk është paguar për paga jubilare.

Pas administrimit të provave dhe fjalës përfundimtare të palëve, gjykatësi Enver Shabani njoftoi të njëjtit se procedura për këtë rast ka përfunduar kurse vendimi do të merret sipas ligjit.

Haradin Neziri kishte paraqitur padi më 10 janar 2018 në Divizionin Civil të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë për shpërblimin e tri pagave jubilare nga ana e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas kësaj padie, Neziri më 3 nëntor 2016 kishte dal në pension dhe me atë rast e paditura KEK i kishte paguar atij tri paga mujore përcjellëse në shumë prej 1548 euro, kurse pagesën për pagat jubilare në po të njëjtën shumë nuk ia kishte paguar.

Andaj i pakënaqur me këtë gjë ai ka paraqitur padi duke kërkuar nga gjykata aprovim të kësaj kërkese./Betimiperdrejtesi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img