Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Rrahim Pacolli ka demantuar lajmin e publikuar nga disa portale në vend se AKR ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN për formimin e institucioneve.
Pacolli i tha “Gazeta Blic” se AKR-ja vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë me atë të LDK-së sa i përket çështjes së bashkëpunimit me koalicionin PAN.
“Nuk është e vërtetë që është arritur marrëveshja dhe nuk kemi negociuar deri sot më askënd. Ne e kemi qëndrimi e njëtë që e kemi pasur edhe më herët me LDK-në”, ka thënë ai.
Ndërsa Jetlir Zyberaj, këshilltar politik i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli i tha “Gazeta Blic” se shefi i tij ndodhet jashtë vendi, kështu duke hedhur poshtë mundësitë për ndonjë takim eventual me përfaqësues të PAN-it.
Ndryshe, kryesia e AKR-së ka autorizuar Pacollin që të gjejë zgjidhje edhe jashtë koalicionit parazgjedhor LAA për zhbllokimin e situatës të krijuar pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit. /Gazeta Blic/