13,12,2025

Pacolli: Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur

Must Read

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se beson se sot është ditë zie në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari.
Duke shkruar për varrimin e pesë anëtarëve të familjes Sadikaj që po bëhet tani e që humbën jetën si pasojë e një aksidenti të dielën e kaluar, Pacolli ka thënë se mundohet të mos qaj, por këtë herë është e pamundur, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Në këto momente është duke u zhvilluar ceremonia e varrimit. Sot është ditë zie në Suharekë, por besoj edhe në tërë Kosovën dhe në zemër të çdo shqiptari. I shprehi ngushëllimet e mia dhe të familjes sime qytetarëve të Suharekës, familjarëve dhe miqëve të familjes Sadikaj. Mundohem të mos qaj, por këtë herë është e pamundur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img