Nikoqiri në vilën e tij milionëshe ka përgatitur një pritje të veçantë për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Në një foto që ka postuar Pacolli, në tavolinë shihet një shishe verë e kuqe e cila me gjasë është e cilësisë së lartë, dhe përskaj saj një kuti me cigare puro.
Pacolli ka thënë se me Metën kanë biseduar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë. Ai ka deklaruar se institucionet e shtetit duhet të mbledhin mend dhe urgjentisht të vlerësojnë qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë.
Postimi i plotë i Pacollit:
Me Ilir Metën….
Mbrëmë kisha nderin të mirëpres kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë z.Ilir Meta me të cilin ndër të tjera biseduam për ish kryeministrin e Kosovës z.Ramush Haradinaj dhe ndalimin e tij.
Haradinaj do të kthehet shpejt në Kosovë, por udhëheqësit e institucioneve duhet të mbledhin mend dhe urgjentisht duhet të vlerësojnë qasjen ndaj bisedimeve. Në anën tjetër, më shqetësim po i shoh disa “prenoncime ” që e hutojnë dhe e orientojnë opinionin publik kundër. Francës.
Franca bashkë me SHBA-të, Britaninë dhe Gjermaninë dhe Italin janë ndër mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës dhe miqësia jonë me këtë shtet është shumë e qëndrueshme.
Jam i bindur qe Franca është duke punuar në mënyrë intenzive për lirimin e Ramushit edhe pse politika dhe gjyqësija në këtë shtet janë të ndara.
.