28,11,2024

Pa zhvillim ekonomik dhe drejtësi nuk ka integrim!

Must Read

Driton Hetemi

Vetë gjeneza e “Ditës së Evropës” është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, shkëmbim të të mirave materiale, prodhimeve etj. dhe atëherë më çfarë arsye ne synojmë Bashkimin Evropian kur nuk kemi asgjë për të shkëmbyer, nuk prodhojmë asgjë, nuk ka fabrika të prodhimit. Në munges të prodhimëve neve na mbetet të shkëmbejm rininë tonë në mënyrë që të bëhen fuqi punëtore e vendeve të huaja në këmbim të importimit të produktëve po nga ato vende ku rinia jonë veprojnë dhe punojnë.

Marr parasyshë trendin e ulët të investimëve të huaja, shtrohet pyetja së kush po i largon këto investime, kush jan ata ‘kapadai’ që në mbrojtje të bizneseve të tyre na i trembin investitorët, pse populli hesht para këtyre padrejtësive, para kësaj fatkeqësie që po i shkaktohet këtij vendi…?! Përgjigjja në këto pyetje është sa e thjeshtë edhe e komplikuar sepse përveç këtyre ‘kapadaive’ jemi të përfshirë edhe ne si qytetarë të këtij vendi sepse po heshtim e sidomos përgjegjësisë më të madhe i nënshtrohen shtresa e njerëzve të ngritur akademikëve, studentëve dhe kështu më radhë, mos harroni edhe heshtja është krim.

Evidentimi i atyre që po i largojnë investimet nga ky vend është i lehtë e i thjeshtë vetëm se duhet funksionuar drejtësia në mënyrë që t’i ndalojë hovin këtyre që mbi çdo gjë e kan interesin e tyre personal e biznesor. Vendit tonë i nevojitet një gjeneratë e re politike që mbi gjithçka dhe para së gjithash e mbrojnë interesin nacional dhe që për ta ligji është fundamental dhe vetëm mbi bazën ligjore do të shtrihen veprimet e tyre… Mjaftë më hedhja e fajit mbi të tjerët dhe gjetja e fajtorit te akteret evropian, fajtorët janë këtu dhe gjithçka duhet të fillojë dhe të mbarojë këtu.

Zhvillimi ekonomik (punësimi), drejtësia (funksionimi i ligjit), shëndetësia (shërbime shëndetësore efikase), si dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit janë parametrat kyç që neve do të na dërgonin drejt bashkimit evropian. Dhe krejt në fund nuk duhet të mendojmë dhe të mashtrohemi se në momentin që i hap dyert për neve BE, te NE, në mënyrë automatike do të zgjidhen problemet tona, sepse hapja e kufijve në këtë periudhë kohore do të pasonte me ikje të pa menaxhuar të të rinjvë nga vendi…

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img