24,09,2025

OVL UÇK Ferizaj nderon Dëshmorët me rregullimin e varrezave në kuadër të Epopesë së Jezercit

Must Read

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 27-vjetorit të Epopesë së Jezercit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega Ferizaj, ka realizuar një aktivitet simbolik e me domethënie të veçantë për nderimin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Me respekt dhe përkushtim të madh, u krye rregullimi i shkronjave në varret e Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt, një akt që mbart peshën e kujtesës dhe mirënjohjes kolektive për sakrificën e tyre.

Ky aktivitet u organizua nën udhëheqjen e Shkollës së Arteve – drejtoresha Pranvera Sylejmani, profesori e skulptori Agon Qosa, me mbështetjen e nxënësve, pjesëtarëve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit të Zjarrfikësve, si dhe Kompanisë Green, ndërsa të pranishëm ishin edhe bashkëluftëtarë të UÇK-së.

OVL UÇK – Ferizaj ka shprehur falënderimin për të gjithë kontribuesit, duke theksuar se çdo veprim i tillë është një nderim i denjë për dëshmorët dhe një kujtesë për brezat e sotëm e të ardhshëm mbi çmimin e lirisë.

Krenaria jonë është liria që e gëzojmë sot, falë jetës së dhënë të Dëshmorëve tanë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, thuhet në njoftimin e organizatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu pret Bujar Osmanin në Ferizaj, flasin për bashkëpunimet e ardhshme

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim ish-kryediplomatin e Maqedonisë së Veriur, Bujar Osmani, i cili...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img