18,11,2024

Organizohet Konferencë Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e Fëmijëve

Must Read

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore (QHPSM) më datë 1 dhe 2 Qershor
organizon Konferencën e parë Ndërkombëtare mbi Shëndetin, Mirëqenien dhe të Drejtat e
Fëmijëve në Swiss Diamond Prishtina, ndërsa në kuadër të Konferencës më 31 Maj do të
paraprijnë shtatë punëtori. Konferencë kjo e akredituar nga Oda e Infermierëve të
Kosovës.
Fëmijët e të sotmes janë trashëgimtarët e të nesërmes, andaj duke tentuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të tyre dhe duke thyer kornizat e konferencave tipike shkencore vetëm me hulumtime, kjo konferencë do përmbajë: Një tryezë diskutimi me politikëbërës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, 5 fjalime kyçe nga profesionistë të dalluar të shkencave sociale dhe shëndetësore, 15 poster prezantime, 35 prezantime orale, kuiz me fëmijë të pesë shkollave fillore dhe 4 fjalime inspiruese nga fëmijë.
Konferenca do të nderohet edhe me fjalimet hyrëse të politikë-bërësve në Kosovë:
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, Kujtim Gashi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetar i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetar i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli.
Të gjitha këto aktivitete në lidhje me të drejtat, shëndetin e mirëqenien e fëmijëve në mënyrë që të arrihen qëllimet e përgjithshme të Konferencës:
– Promovimi i shëndetit të fëmijëve
– Kontribut në përmirësimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë dhe sfidat e shëndetit të fëmijëve
– Promovimi i mirëqenies dhe të drejtave të fëmijëve
– Krijimi i një forumi diskutimi ku do të vendoset theksimi i politikave potenciale për përmirësimin e situatës aktuale në këto tri
fusha
– Inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet hartuesve të politikave dhe hulumtuesve për të përmirësuar të situatës aktuale në këto tri
fusha
-Inkurajimi i modeleve më të mira të prindërimit
– Nxitja e debatit shkencor
– Inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet hartuesve të politikave dhe hulumtuesve për të përmirësuar fushën e shkencave
shëndetësore
Konferenca ka gjetur mirëkuptim dhe bashkëpunim prej institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe bizneseve të ndryshme, si: Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës, Rotary Club Kosova, SOS Fshati, Departamenti i Psikologjisë së Universitetit të Prishtinës,
Oda e Infermierëve të Kosovës, Translation Center, Meridian Express, Ecuador’s Best Roses, Libraria Dukagjini, Kosovo Experts Group, Hotel Sirius, Shoqata Autizmi Flet, Shoqatën Kosovare të Autizmit, Down Syndrome Kosova, Orion Center, Zyra e Bashkimit Evropian, Qendra për Informim dhe Përmirësim Social, Peer Education Network, Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, Adoleshentët Kosovarë, Kosova Population Foundation-KOPF, Kompania ‘’Gashi’’, Oxygen Show.
Gjashtë punëtoritë kanë për qëllim sigurimin e një forumi shkencor ku profesionistët, prindërit, edukatorët dhe studentët do të angazhohen në diskutimin më të gjerë dhe të drejtpërdrejtë në lidhje me sfidat dhe perspektivat e shëndetit, mirëqenies
dhe të drejtave të fëmijëve. Temat dhe drejtuesit e këtyre punëtorive janë si në vijim:
1. Down Syndrome Kosova (DSK): ‘’Sindroma Down: Njohuria dhe Qasja’’
2. Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS): ‘’Inteligjenca Emocionale dhe Ndikimi që ka në jetën e përditshme’’
3. Dardan Velijaj:’’Vendimmarrja, të mësuarit dhe këndvështrimi për jetën tek fëmijët’’
4. Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim: ‘’Zhvillimi në Fëmijërinë e Hershme’’
5. PEN: ‘’Ndikimi i ngacmimeve (bullying) dhe konfliktit në mirëqenien e fëmijëve dhe parandalimi i tij‘’
6. European Federation of Psychology Students’ Associations në bashkëpunim me Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore: ‘’Mind the mind’’
7. Migjen Amzai:’’Mendja e madhe në një trup të vogël-Body Terapia e fëmijës’’
Konferenca do të ketë orientim drejt të ardhmes dhe gjetjes së metodave të përshtatshme dhe fleksibile që do të lehtësonin ndryshimet rrënjësore në cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve. Identifikimi i pikave kyçe të fokusit dhe identifikimi i nevojave më imediate të fëmijëve do të jetë një tjetër rezultat që do të tentojmë ta nxjerrim nga kjo konferencë.

Për aplikim klikoni në: http://www.qhpsm.net/konferenca

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img