Organizata Rinore “Aktivizimi Demokratik” e cila funksionon në Ferizaj që disa muaj gjithashtu reagon për problematikën që prekë studentët me vendimin e Kryetarit të Komunës z. Muharrem Svarqa që varrezat e qytetit të vendosen afër Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj duke i përkrahur studentët.
“Vendosja e varrezave të qytetit është një problematikë që i prekë të gjithë banorët e qytetit të Ferizajt dhe ne me anë të kësaj komunikate reagojmë duke kërkuar që varrezat mos të vendosen në atë pjesë të qytetit dhe të lihen të qetë nxënësit dhe studentët që studiojnë atje. Universiteti dhe shkollat e mesme dhe fillore nuk kanë nevojë për varreza afër, ngase organizimet mortore kanë ndikim negativ emocionalisht tek nxënësit dhe studentët dhe Kryetari i Komunës z. Muharrem Svarqa duhet kuptuar se me vendimin e tij ka gabuar dhe duhet ta tërheq atë vendim.” Shprehet Kryetarja e “Aktivizimit Demokratik” znj. Aurela Hyseni
Gjithashtu, znj. Hyseni reagon edhe për politizimin e Organizatave Jo-Qeveritare duke thënë se Kryetari i Komunës ka gisht tek këto organizata.
“Edhe sa i përket politizimin të OJQ-ve në Ferizaj dihet se ato ndikohen shumë nga partitë në pushtet në nivel lokal dhe ne themi se edhe Kryetari z. Muharrem Svarqa ka manipuluar me OJQ-të në Ferizaj, të cilat sapo kanë reaguar kundër Kryetarit Svarqa ai ka ndikuar duke blerë ato në mënyra të ndryshme dhe ato janë heshtur që mos të dalin kundër prapë. Andaj, e njëjta mund të thuhet edhe për Rrjetin e OJQ-ve “Avonet” e cila interpretoi fjalët e Kryetarit Svarqa veçse në një tjetër mënyrë dhe nuk ka nevojë për më shumë që të kuptojmë se z. Kenan Gashi që drejton “Avonet”-in është njëri ndër ta që manipulohet nga Muharrem Svarqa si vegël e tij” thotë znj. Aurela Hyseni
Sinqerisht, Aurela Hyseni
Kryetare e “Aktivizimit Demokratik”