21,12,2025

Organizata e Veteranëve të Luftës në Ferizaj ka një njoftim të rëndësishëm

Must Read

16 korrik 2018 – 20 vjetori – JUBILAR

NJOFTIM PËR HOMAZHE – NAZMI UKËSMAJLI

DITA E VETERANIT TË UÇK-së – FERIZAJ

Të nderuar familjarë të Dëshmorëve të Kombit, Invalidë dhe Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të nderuar bashkëqytetarë, ftoheni me 16.07.2018, sipas programit:

09:30 – takimi para Komunës së Ferizajt (veçanërisht Veteranët e luftës së UÇK-së);
10:00 – Homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Ferizajt;
11:00 – vendosja e gurëthemelit të Shtatores së Dëshmorit të parë të Zonës Operative të Neredimes – Nazmi Ukësmajli;

Nga ora 12:00 në Jezerc – homazhe tek vendi i rënies së Dëshmorit Nazmi Ukësmajli dhe

12:30 – shkolla e Jezercit – drekë ushtarake për Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe mysafirë të ftuar.

Ardhja juaj nderon gjakun, veprën dhe sakrificën e Dëshmorëve, ardhja juaj nderon kontributin e dhënë të të gjithë kontribuesve për LIRINË e KOSOVËS.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorëve të Kombit, respekt dhe mirënjohje për të gjithë kontribuesit për luftën e UÇK-së!

Sinqerisht, Kryesia e OVL – dega Ferizaj!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img