Organizata “Demokracia Studentore” kërkon që të ndërpriten ligjëratat në Universitet 

Organizata ”Demokracia Studentore”  kërkon nga Rektori i Universitetit të Ferizajt  që për shkak të gjendjes së krijuar nga reshjet e borës  të ndërpriten ligjëratat:
I nderuari Rektor, z. Agron Bajraktari Me anë të kësaj shkrese ju drejtohem që ti ndërprisni ligjëratat në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, deri sa të hapen rrugët nëpër fshatra të Elez Hanit, Kaçanikut dhe Ferizajt.
Pasi kemi marrë shumë ankesa të studentëve se rrugët nuk janë pastruar dhe nuk mund të lëvizin është gjendje emergjente, e këtë  edhe Komuna e ka shpallur!
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt, Mexhid Ramusa Kryetar i Organizatës ”Demokracia Studentore”

Leave a Comment

Scroll to Top