15,11,2024

Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshon një alarm për mbarë botën

Must Read

Duhanpirja shkakton çdo vit mbi gjysmë milioni të vdekur në mbarë botën, por pavarësisht kësaj, të dhënat tregojnë për një rritje marramendëse të këtij vesi në mbarë botën.

Vendet më të prekura janë ato në Europën Lindore dhe në Azi. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që publikoi së fundmi një raport mbi duhanpirjen në mbarë botën, fushatat ndërgjegjësuese dhe ligjet e ashpra antiduhan në shumë vende, nuk e kanë ulur përhapjen e fenomenit.

Sipas OBSH-së, në 2015 rezultonin mbi 1.1 miliardë konsumatorë të duhanit dhe numri më i madh i tyre vazhdon të jetë meshkuj.

59 për qind e meshkujve në Rusi konsumojnë duhan, në Kinë 47 për qind e meshkujve, në Jordani 70 për qind dhe në Indonezi 76 për qind e meshkujve, ndërsa për Shqipërinë, duhan pirja, vetëm tek meshkujt përllogaritet në rreth 52 për qind.

Ulje të duhanpirësve është vërejtur në një pjesë të madhe të vendeve Perëndimore, ku rekordin e mban Islanda, që ka rënë në rreth 6 për qind duhanpirës në total, meshkuj e femra. Edhe në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara ka patur një ulje të ndjeshme të konsumatorëve të duhanit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img