16,11,2025

Oraret kur nuk duhet të dilni në plazh ose ju pret kanceri i lëkurës

Must Read

Për këtë arsye, dermatologët këshillojnë që nga ora 11:00 deri në orën 16.00 nuk duhet të qëndrojmë në diell, pasi dehidratohet lëkura.

Ndërsa përsa i përket kremit kundra diellit, ai duhet të aplikohet mbi lëkurë një herë në dy orë dhe sa herë që dalim nga uji.

Dermatologia Loreta Kuneshka tregon: “Rrezet dëmtojnë lëkurën edhe bëjnë një plakje më të shpejtë të saj. Domethënë, bëjnë që lëkura të dëmtohet, të thahet, të dehidratohet. Dhe kjo është shumë problem për femrat sepse sjell plakje të parakohshme të lëkurës”.

Dielli nuk shkakton vetëm dëmtim estetik të lëkurës, sipas dermatologes.

“Gjithashtu këto rreze janë kancerogjene sepse dëmtojnë strukturën e qelizave të lëkurës dhe mund të sjellin shfaqjen e kancerit të lëkurës, qoftë në një lëkurë normale, qoftë edhe në nishane ekzistuese. Mund të bëjnë që nga nishane normale ato mund të kthehen në nishane të dëmshme për lëkurën”, shpjegon për TopChannel dermatologia.

Lëkura më delikate është ajo e fëmijëve. Sipas mjekes, rrezet e diellit i zenë të vegjëlit edhe kur janë në çadër. Për këtë arsye, rekomandohet që ata të pushojnë buzë detit vetëm në orët e para të mëngjesit.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img