22,12,2025

“Opozita e rrëzon Mustafen vetëm duke e vrarë”

Must Read
Bajram Gecaj

Gecaj tha se atë natë, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, e ka pas plotësisht çështjen në duart e tij, duke aluduar në mos koordinimin e tij me Qeverinë e Serbisë.

Madje Gecaj tha se, fillimisht është menduar edhe ridizajnimi i këtij muri.

Gecaj tha se pikërisht dialogu për murin sjelli atmosferë që mund ta rikthej Listën Serbe në Institucione, duke i hapur rrugë edhe krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ai foli edhe për opozitën, duke thënë se ata prej fillimit u mundua ta rrëzojë këtë qeveri, përfshirë edhe me dhunë. Por, sipas tij, këtë opozita nuk mund ta bëjë në asnjë mënyrë, pos nëse siç thotë ai, i vret nëpër rrugë.

“Mund të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme vetëm nëse PDK dhe LDK e dëshirojnë. E kanë provuar me të gjitha mënyrat, përfshirë edhe dhunën. Nuk ka, vetëm nëse dalin të na vrasin rrugëve” tha ai.

Gecaj edhe një herë u shpreh i bindur se demarkacioni është në rregull, dhe se të njëjtin rezultat e pret edhe nga komisioni i ri për matje të territorit. Madje, Gecaj kërkon përgjegjësi nga komisioni Qeveritar i udhëhequr nga Murat Meha, nëse kjo del ndryshe, por thotë se do të jap përgjegjësi edhe vet./RTV Dukagjini-Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img