27,12,2024

Opozita e quan lojë thirrjen e pushtetit për arbitrazh për demarkacionin

Must Read

Derisa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon t’i besojë demarkimit të kufirit me Malin e Zi që e kanë bërë ekspertët e komisionit shtetëror, Partia Demokratike e Kosovës, për shkak të kundërshtimeve të shumta, e parapëlqen edhe arbitrazhin ndërkombëtar, por fillimisht të votohet marrëveshja në Kuvend.

Për opozitën, kjo është edhe një lojë e re e manipulimit nga koalicioni qeverisës, raporton KTV.

Donika Kadaj Bujupi nga Vetëvendosje thotë se ratifikimi është fuqizim e pastaj arbitrazhi nuk ka më asnjë kuptim.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, thotë se nuk duhet të shkohet në hapa të rinj pa u qartësuar mirë situata e të shkarkohet Komisioni Shtetëror.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare Afrim Hoti ka shpjeguar se kur një çështje mund të shkojë në arbitrazh.

Ai ka thënë se fillimisht institucionet e Kosovës duhet të kenë një pozicion të brendshëm, sepse për arbitrazh mund të flitet vetëm atëherë kur shteti mendon se situata nuk është e zgjidhur drejt.

Hoti thotë se në Kosovë situata është konfuze, derisa njëra palë në koalicion thotë që gjithçka është në rregull, pala tjetër kërkon arbitrazh ndërkombëtar.

Ndryshe për demarkacion debat do të ketë më 3 gusht në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës, ku do të përballen argumentet mes ekspertëve të komisionit shtetëror për demarkacion me ekspertët e tjerë dhe deputetët që e kundërshtojnë këtë proces.

Ndërkohë, deputetët e partive në pushtet kanë paralajmëruar se shumë shpejt pas tryezës mund të ketë edhe seancë plenare, ku do të jetë për ratifikim marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img