26,11,2025

Opozita e Lipjanit shkarkon kryesuesen e Kuvendit, pozita braktis seancën

Must Read

Këshilltarët e KK-së në Lipjan me shumicë votash të mërkurën kanë shkarkuar nga posti kryesuesen e Kuvendit, Vlora Limani-Hajnuni. Por Ekzekutivi dhe këshilltarët e LDK-së e kanë braktisur seancën me arsyetimin se pikat e rendit të ditës nuk morën votat e mjaftueshme për procedim.

Kjo përplasje midis pozitës e opozitës ka ndodhur derisa në fillim të seancës Florent Hoxha, shef i grupit të këshilltarëve nga radhët e PDK-së, ka kërkuar futjen një pike të rendit të ditës për votëbesim të pozitës së kryesuesit të KK-së duke u bazuar në ligjet e vetëqeverisjes lokale. Hoxha ka sqaruar se pas prishjes së koalicionit qeverisës LDK-AAK, Ekzekutivi e ka humbur shumicën e numrave në KK, andaj është e drejtë legjitime e këshilltarëve të kërkojnë vetëbesim të pozitës së kryesuesit. /Koha Ditore

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img