09,01,2026

Opozita: Dialogu me Serbinë të ndërpritet

Must Read

Së fundmi një ftesë për pjesëmarrje në bisedime këto parti e morën nga shefi i Qeverisë, por këto subje”

Në anën tjetër, në ekzekutivin e vendit po shihet si një mundësi e mirë inkuadrimi i opozitës në dialogun me palën serbe.

Ndërsa analistët në vend e quajnë të pavend e të pandershme ftesën  e Mustafës sepse, siç thonë ata, një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh në fillim të dialogut e jo tash kur bisedimet po vijnë drejt fundit.

Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV) e vlerëson si të pakuptimtë thirrjen e Mustafës për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, potencon se partia që ajo përfaqëson nuk do ta pranojë thirrjen e Mustafës.

“Këto negociata duhet të ndërpriten sepse të njëjtat e kanë forcuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës dhe në anën tjetër kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë ajo.

Se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të vazhdojë as në versionin që e ka dhënë Mustafa mendojnë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ky subjekt ka thënë për gazetën “Zeri” se nuk e përkrahin formën e tanishme të bisedimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vdes Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së. Lajmin për vdekjen e tij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img