Në një ceremoni të mbajtur sonte në Ferizaj, u shpall Artistja e Vitit, titull që këtë herë i takoi Olza Hashanit.
Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Bytyçi, e vlerësoi lart organizimin e kësaj ceremonie, duke e cilësuar si një ngjarje të rëndësishme për jetën kulturore të qytetit. Ai gjithashtu përgëzoi artisten për sukseset dhe arritjet e saj në fushën e artit.
Programi i mbrëmjes ishte i pasur me aktivitete kulturo-artistike, ku performoi edhe Shkolla e Arteve dhe Muzikës “Çesk Zadeja”, duke e bërë ceremoninë edhe më të veçantë.
Në fund të aktivitetit, u ndanë mirënjohje post-mortum për artistë të shquar, si dhe për shoqata, klube dhe grupe muzikore që kanë dhënë kontribut të çmuar në kulturën ferizajase.
Ceremonia u përmbyll me prezantimin e raportit përfundimtar të sektorit të kulturës.








