11,09,2025

OKB: Rritet numri i personave që vuajnë nga uria

Must Read

“Rezultatet preliminare për këtë vit tregojnë se numri i personave që përballen me kequshqyerje, ka filluar të rritet prapë”, ka thënë shefi i kësaj organizate.

Ai nuk e ka përmendur ndonjë shifër të saktë, duke njoftuar se raporti do të publikohet në shtator.

“Fatkeqësisht ky nuk është lajm i mirë”, ka shtuar Graziano da Silva, gjatë një konference në Romë.

Numri i personave që nuk kanë mjaftueshëm ushqim ka rënë në 795 milionë gjatë periudhës 2014-16 në krahasim më periudhën e viteve 1990-1992.

Graziano da Silva ka thënë se rritja e numrit të personave që përballen me këtë problem ka ardhur si pasojë e thatësisë dhe konflikteve në Sudanin Jugor, Nigeri, Somali dhe Jemen.

“Rreth 60 për qind e personave që vuajnë nga uria, jetojnë në zonat e konflikteve dhe ndryshimeve klimatike”, ka shtuar Silva.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img