11,01,2026

Ofrimi i shërbimeve për personat me nevojë, sfide në vete

Must Read

Gjatë ditës së sotme i pari i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini bashke me ushtruesen e detyrës së drejtores së Qendrës për Punë Sociale Adelina Rexhepin dhe me udhëheqësen e sektorit të mirëqenies sociale Emira Sallahu, janë takuar me drejtuesit e shoqatës “Handikos” me ç’rast janë takuar me Xhemile Murselin dhe Enver Kosumin nga kjo shoqatë.

Me këtë rast janë shpalosur problemet me të cilat po përballen gjatë ofrimit të shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj.

Gjatë këtij takimi drejtori Emini është dakorduar që të ketë një bashkëpunim dhe do të ofrojë të gjitha mundësitë që ekzistojnë në mënyrë që t’ju dilet në ndihmë kësaj kategorie. Ai poashtu ka njoftuar se bashke me Giz-in janë koordinuar për përkrahjen e tri organizatave joqeveritare në mesin e tyre edhe “Handikos”, si dhe do të përkrahen edhe 30 familje që kanë persona me aftësi të kufizuara. U tha se në gjashtë mujorin e dytë do të bëhet edhe shpallja publike për organizatat joqeveritare të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img