17,11,2024

Oda Ekonomike Amerikane: Të eliminohen pengesat që kufizojnë komunat në zhvillimin ekonomik

Must Read

 

Prishtinë, 16 tetor 2017- Komunat kanë rol tejet të rëndësishëm në mbështetjen e përpjekjeve për zhvillim ekonomik dhe institucionet përkatëse duhet të sigurohen që të largohen të gjitha pengesat që pamundësojnë komunat të kryejnë një rol të tillë. Kjo u tha në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me temën Roli i Komunave në Zhvillim Ekonomik.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv në Odën Amerikane tha se është me rëndësi që të flitet më shumë mbi rolin që komunat kanë në zhvillimin ekonomik lokal, rajonal, si dhe atë qendror, ndërsa institucionet duhet të sigurohen që legjislacioni nuk paraqet ndonjë pengesë apo paqartësi që komunat ta kryejnë një rol të tillë.

Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale tha se komunat konsiderohen si entitet për zhvillim ekonomik, megjithatë kompetencat të cilat ato kanë në këtë drejtim janë të mangëta. Ai vuri theksin edhe mbi vështirësitë që disa komuna më të vogla kanë në mbledhjen e të hyrave vetanake, gjë që u pamundëson atyre të gjenerojnë mjete të mjaftueshme për të financuar projekte kapitale. Në këtë drejtim, ai përmendi edhe ligjin për bashkëpunim ndër-komunal, si një mundësi e mirë që komunat të kenë zë më të fuqishëm në çështje të zhvillimit ekonomik. Tahiri shtoi se është koha e duhur që pas 10 viteve nga zbatimi i procesit të decentralizimit, të rishikohet i gjithë sistemi i qeverisjes lokale.

Mrikë Macula, drejtoreshë ekzekutive e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, sqaroi rolin që institucioni të cilin ajo drejton ka në aspekt të zhvillimit ekonomik lokal, duke vënë theksin në disa iniciativa që kanë rezultuar me investime konkrete të sektorit privat dhe rritjen e numrit të të punësuarve në komunat respektive. Macula theksoi se komunat duhet të sigurohen që brenda kompetencave të tyre të sigurohen që mjedisi afarist të jetë i përshtatshëm dhe miqësor për investitorë, qofshin ata të huaj apo vendorë.

Në anën tjetër, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, theksoi se në përgjithësi legjislacioni që rregullon kompetencat e komunave në zhvillim ekonomik është i përshtatshëm, megjithatë është identifikuar nevoja që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim, si dhe ligji për partneritetin publiko privat. Ibrahimi theksoi se këto ndryshime që veçse janë iniciuar kanë për synim që të qartësohen dhe thjeshtohen procedurat përkatëse me qëllim të nxitjes dhe lehtësimit të investimeve. Për fundi, ai theksoi se pritet që Ligji i ri për Tatimin në Pronë do të parashohë edhe tatimin e pronave bujqësore.

Pjesëmarrësit në këtë tryezë patën rastin të diskutojnë edhe tema tjera të ndërlidhura me rolin e komunave në zhvillim ekonomik lokal, duke përfshirë këtu edhe nevojën për menaxhim më të mirë dhe profesional të ndërmarrjeve publi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img