24,10,2025

O’Connell: E dënojmë sulmin ndaj Konsullatës, turqit i kemi aleatë dhe miq

Must Read
Ruari O'Connell

O’Connell tha se ndjehet i lehtësuar se nuk u lëndua askush nga ky sulm, dhe se u beson autoriteteve kosovare që do të arrin t’i sjellin autoret e sulmit para drejtësisë.

“E dënoj ashpër sulmin ndaj Konsullatës Turke në Prizren në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Ndihem i lehtësuar që askush nuk u lëndua. Solidarizohemi me miqtë dhe aleatët tanë turq. Ne besojmë që autoritetet e Kosovës do të marrin masa për të siguruar që autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori i Britanisë së Madhe në facebook.

Sulmi me koktej molotovi ndaj konsullatës turke në Prizren ndodhi pak orë pasi në këtë qytet ishin vendosur famujt e Turqisë, krahas atij të Shqipërisë, për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img