06,05,2024

Objekti i ri me inventar të vjetër

Must Read

Fëmijët e çerdhes publike “Ardhmëria Jonë”, në Ferizaj nga dje përfundimisht do të vijojnë në objektin e ri. Në këtë çerdhe e cila u financua nga BE-ja, e që kushtoi mbi 80 mijë euro, ishte paraparë që gjithçka brenda saj të ishte e re, mirëpo nuk doli ashtu siç ishte paramenduar, pasi që në të u soll edhe inventar nga çerdhja e vjetër.

Drejtoresha e çerdhes Zuhale Avdullahu,  tha  se në pamundësi për t’u pajisur me inventar të ri janë detyruar që ta sjellin atë që e kanë përdorur në objektin e vjetër të këtij kopshti.

14794210_10208936643351651_298501606_n

 “Në përgjithësi tavolinat, tapetat, këndet e fëmijëve i kemi të reja ashtu edhe një pjesë të shtretërve të bebeve i kemi të reja, ndërsa ato për fëmijë të moshës 3-6 i kemi bartur nga çerdhja e vjetër, sepse nuk kemi patur mundësi me i pas të gjitha të reja, mandej i kemi marrë stufat elektrike, sepse tenderuesi i ka sjell stufat që nuk ia vlen as me i përdorë, kështu që jemi detyruar t’i marrim nga atje, mirëpo kushtet si çerdhe aq sa i kemi parë janë mjaftë të mira”,tha Avdullahu.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, , tha se kanë bërë kërkesë nga Ministria e Arsimit për furnizimin e gjithë objektit me pajisje dhe inventar mirëpo mungesa e mjeteve buxhetore e ka pamundësuar një gjë të tillë.

‘’Kanë qenë mjete të konsiderueshme të cilat nuk kanë qenë të mjaftueshme për furnizimin e gjithë paisjeve për çerdhen e re, ne kemi thënë që të gjitha pajisjet që ju duhen dhe keni nevojë edhe për shkak të rezervave, se ne tani objektin e vjetër do ta lirojmë, në mënyrë që të gjitha ato pajisje që hynë në funksion në të ardhmen t’i sjellin në objektin e ri në mënyrë që për të ardhmen t’i kenë të gatshme”,tha Halili.

14741645_10208936631591357_1315773878_n

Përkundër kësaj edukatorja Shemsie Demiri, thotë se edhe pse ju mungojnë mjaft gjëra, kushtet në këtë objekt janë shumë më të mira se në objektin ku kanë punuar deri më tani.

“Tani jem shumë mirë, hapësira është në nivel, sa i përket dritës së punës është shumë e mirë, ende janë duke ardhë gjërat në vend sepse sa jemi bartur këtu, kanë me ardhë varëset për rroba, na duhet edhe material harxhues, mirëpo këtu është shumë më mirë, atje ka qenë objekti i vjetër dhe ka pasur ngarkesë të fëmijëve, ndërsa këtu mund të pranojmë një numër më të madh të fëmijëve ”,tha Demiri.

Numri i fëmijëve që vijojnë në këtë kopsht është mbi 170, ndërsa për ta kujdesen 38 edukatore, ku ky numër pritet të rritet edhe për 10 sosh.

14797317_10208936631191347_1172203773_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img