26,12,2024

Obama urdhëron hetim të sulmeve kibernetike gjatë zgjedhjeve

Must Read
Barack Obama

Monaco tha për reporterët se, rezultatet e këtij raporti do të shpërndahet me ligjvënësit dhe palë të tjera të interesuara.

“Presidenti ka udhëzuar komunitetin e Inteligjencës të zhvillojnë një hetim të plotë të asaj se çfarë ka ndodhur përgjatë procesit zgjedhor 2016, si dhe të shqyrtojnë mësimet e nxjerra nga ky raport, rezultatet e të cilit do t’u jepen një rangu të gjerë grupesh interesi, përfshi këtu edhe Kongresin”, tha Monaco gjatë një shfaqjeje të organizuar nga Monitoruesi Kristian Shkencor (CSM).

Monaco shtoi se sulmet kibernetike nuk ishin një gjë e re, por mund të kenë arritur në një “nivel të ri” gjatë këtij viti. Në kohën kur ajo punonte si një zyrtare e lartë e FBI-së në vitin 2008, ajo tha se agjencia kishte sinjalizuar drejtuesit e fushatës presidenciale të ish-senatorit të atëhershëm Obama, si dhe senatorit republikan John McCain, se Kina kishte infiltruar sistemet e saj respektive.

“Në vitin 2008 dhe në zgjedhjet e fundit kemi parë aktivitete keqdashëse ndaj sistemit zgjedhor”, tha Monaco.

Në tetor, qeveria amerikane akuzoi zyrtarisht Rusinë për një fushatë sulmesh kibernetike ndaj organizatave të Partisë Demokratike, përpara zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit.

Obama tha se e kishte paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putin, në lidhje me pasojat e këtyre sulmeve. E pyetur nëse ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur republikan, Donald Trump, nuk duket edhe aq i shqetësuar në lidhje me ndikimin rus në këto zgjedhje, apo në lidhje me kërcënime të tjera ndaj Shteteve të Bashkuara si përhapja e sëmundjeve infektive, Monaco u shpreh se “është ende herët ta pohojmë këtë gjë”.

Si kandidat presidencial, Trump lavdëroi Putinin dhe i bëri thirrje Rusisë “të gjente” “e-mail”-et e munguara nga kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, gjatë kohës që kjo e fundit kishte shërbyer si Sekretare Shteti nën administratën e presidentit demokrat Obama.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img