Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë se mospërgaditja për pasojat që solli intervenimi në Libi, nga ShBA, ishte gabimi i tij më i madh në presidencë.
Obama u intervistua nga Fox News për të treguar gabimet dhe arritjet e tij si president i ShBA.
Ai tha se intervenimi në Libi, pa marrë parasysh pasojat që solli, ishte gjëja e drejt që duhej bërë.
ShBA dhe shtetet e tjera ndërmorrën një fushatë për të ndihmuar civilët në protestat e vitit 2011.
Por, pasi lideri Libian, Gadafi, u vra, Libia shpërtheu në kaos. Grupe të ndryshme ushtarake morrën kontrollin në disa vende, poashtu, u formuan dy parlamente që formuan dy qeveri të ndryshme që kundërshtonin njëra-tjetrën.
Shteti Islamik (ISIS) fituan terren dhe Libia u bë një nga pikat kyqe ku emigrantët provojnë të dalin në Evropë.
Lideri që udhëheqë pjesën perëndimore të Libisë, ka thënë se do të ndjek penalisht çdo ministër të tij që tenton të bashkpunoj me organizata që kanë lidhje me Kombet e Bashkuara.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti Obama është penduar për veprimet e ShBA-së në Libi, pasi muajin e kaluar në një intervistë për “the Atlantic Magazine” se ajo çka ai mendonte për Libinë nuk shkoi ashtu siç duhet dhe tani Libia është një katrahurë.
Ai tha për Fox News se arritja e tij më e madhe ishte implementimi i “Obama Healthcare” kurse momenti më i vështirë ishte kur iu desh të reagonte për “Sandy Hook Shootin