10,09,2025

Obama i shqetësuar për aferën e “Panama Papers”

Must Read

obamapanamapapers_1459946074-1490042

Presidenti i SHBA’së Barack Obama ka bërë thirrje për reforma ndërkombëtare të taksave pas zbulimit të aferës së “Panama Papers”.

Në një paraqitje të paplanifikuar në dhomën informuese të Shtëpisë së Bardhë, Obama i përshkroi këto rrjedhje si gjëra mjaftë të rëndësishme, ku tha se çështja e shmangies tatimore globale është një problem i madh, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ndërhyrja e Obamës erdhi pasi u zbuluar 11.5 milionë dokumente nga Mossack Fonseca me bazë në Panama ka krijuar reagime nga e mbarë bota.

Kryeministri i Islandës është detyruar të japë dorëheqje pasi u zbulua se ai kishte lidhje me këto marrëveshje të ikjes së tatimeve.

David Cameron, kryeministri britanik i mbrojti masat e familjes së tij, pasi u publikua se në lidhje me këto fonde ishte edhe babai i tij i ndjerë.

Gianni Infantino, presidenti i ri i FIFA, gjithashtu u kap si pjesë e këtij skandali, mirëpo ai ka mohuar çdo keq bërje.

“Nuk ka dyshim, problemi i shmangies së tatimeve globale në përgjithësi është një problem i madh”, ka thënë Obama për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Obama i përshkruajti këto dokumente të publikuara për aferën “Panama Papers” si gjëra shumë të rëndësishme dhe theksoi se ikja e tatimeve globale ndikon në kurrizin e familjeve të klasës së mesme, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e zbulimeve të përfshira në rastin e “Panama Papers” i përshirë është edhe presidenti rus, Vladimir Putin, kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ish zëvendësi i presidentit të Irakut, Ayad Allawi, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, djali i ish presidentit të Egjiptit, Alaa Mubarak dhe kryeministri i Islandës, i cili edhe u tërhoq nga posti i tij, Sigmund David Gunnlaugsson./GazetaExpress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img