05,05,2024

Nxënësja Vanesa Sadriu, zyrtari rinor Agon Zhinipotoku dhe klubi rinor Rin’ON themelojnë bibliotekën në shkollën fillore “Mic Sokoli” në Slivovë

Must Read

Sot  në shkollën fillore “ Mic Sokoli”  në Slivovë,me iniciativën e  kryetares së  kësaj shkolle Vanesa Sadriu, është hapur biblioteka e parë në këtë shkollë.

Gjithashtu sot në  shkollë u dorëzuan 217 tituj nga rinia ferizajase dhe  nga klubi Rin’On , klub ky ku Vanesa është vullnetare.

“Faleminderit shumë edhe njëherë që na e panë ”sherrin” në mënyrë pozitive, si e thot Agoni, të gjithë nxënësit që janë dhe do vinë pas, keni grumbulluar një numër të madh librash.Shumë falemnderit! Agon E. Zhinipotoku, Azem Xhemajli, Ibadete Xhema-Qerkini, Skender Rexhepi, Driton Nuha, Albion Hajredini,Xhonn Bytyqqi, Gentiana Ramusholli, Leona Jahiri” thotë  Vanesa Sadriu

“ Të bësh për veten është nevojë, t’i ndihmosh të tjerët është gjëja më fisnike e njeriut.
Iniciativës sonë për grumbullimin e librit brenda 48 orëve, ne grumbulluam 217 tituj të librave të ndryshëm (çdo orë na dhuruan 5 libra) për shkollën fillore “Mic Sokoli” në Slivovë të Ferizajt – shkollës më të vjetër të mësimit të ulët në komunën tonë. Të rinjtë dhe unë si zyrtar rinor komunal, e kemi përkrahur pa hezitim kërkesën e Vanesa Sadriut për të themeluar bibliotekën në shkollën e saj. Dhe po, këtë e bëm sot, saktë në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, sepse libri flet për paqen dhe sjell paqe në vazhdimësi. U pritëm shumë ngrohtësisht nga drejtori i shkollës z. Azem Xhemajli dhe arsimtarët që punojnë në këtë shkollë” ka thënë  Agon Zhinipotoku ,zyrtar për rini  në komunën e Ferizajt.

14344748_1203632846325736_8431566031205547221_n 14359078_951955578264635_5647027819563400753_n 14355675_951955521597974_6366436323936329137_n 14333687_952752781518248_3422913141118426951_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img