03,05,2024

Nxënësit nga gjimnazi “Robert Koch” vizitojnë kompaninë “Bavaria” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.10.06.2017.
Christian Hofbruckl së bashku me Enc Shutz dhe nxënësit nga gjimnazi “Robert Koch” kanë vizituar kompaninë “Bavaria” në Ferizaj.

Qëllimi kësaj vizite ishte të falënderojnë kompaninë Bavaria për pagesën e shpenzimeve për materialin shkollor nga Degendorfi deri në Ferizaj .
“Falënderojmë kompaninë që ka ndihmuar përveç transportit edhe për të gjitha procedurat e transportit duke filluar nga doganat dhe te gjitha veprimet e nevojshme që këto ndihma të arrijnë në destinacion” ka thënë Christian Hofbruckl.
Në anën tjetër Blerim Hyseni,pronari i kompanisë “Bavarisa” tha se kjo ka qenë më e vogla që mund të bëjë kompania e tij për rtë ndihmuar arsimin ferizajas. Hyseni ka shprehur gatishmërinë që sa herë të ketë nevojë të kontribuoj në këtë drejtim kompania e tij është e gatshme.
“Ndihmat u dhuruan nga shkolla por transporti dhe procedurat tjera deri te arritja ne Ferizaj ishin jo edhe të lehta. Falë pronarit të kompanisë “Bavaria” Blerim Hysenit ky donacion erdhi pa problem deri në Ferizaj” ka thënë Enc Shutz, mësimdhënës në gjimnazin “Robert Koch”
Sponsor që ky donacion të arrij tek nxënësit ferizajas ishin kompania Bavaria, GIZ- gjerman dhe komuna e Ferizajt
Ndryshe një ditë më parë disa kamionë me ndihma në material shkollor kanë arritur në Ferizaj nga qyteti i Deggendorfit të Gjermanisë për disa shkolla të këtushme
Me ardhjen e këtij donacioni në qytetin e Ferizajt, kanë arritur edhe 15 nxënës të gjimnazit ““Robert Koch”, të shoqëruar edhe nga profesori i tyre Enc Shutz, të cilët janë ndjerë tejet të kënaqur me vizitën që bënë në Ferizaj.
Kontribut të veçantë për ardhjen e ndihmave shkollore ka dhënë edhe asambleisti ferizajas Xhevat Sallahi i cili është shprehur i lumtur për realizimin e këtij projekti.
Përfitues të materialit shkollor janë shkollat: Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” , shkolla e muzikës “Çesk Zadeja” si dhe shkolla fillore “Tefik Çanga”
“Mua më vjen mirë që pas një viti që kur kemi nisur përpjekjet dhe premtimet kemi arritur ta sjellim këtë kontingjent mobiliesh në Ferizaj dhe jam shumë i lumtur që ajo që u premtua para një viti po përmbyllet me sukses. Ka shumë gjëra brenda këtij kontingjenti që fëmijët ferizajas do të mund t’i shfrytëzojnë. Jemi shumë mirënjohës për Gjimnazin “Robert Koch” nga Deggendorfi dhe për institucionet siç është drejtoria e Arsimit. Dua t’i falënderoj edhe gjithë komunitetin shqiptar nga ky qytet të cilët kanë ndihmuar pa masë që të vijnë ndihmat këtu. Ne kemi pasur kontakte me shkollat e këtushme dhe me komunën të cilët na kanë treguar nevojat dhe kemi sjellur ulëse, banka, tabela mësimore dhe material përcjellës, që do t’u ndihmojë nxënësve të mësojnë më lehtë e të arrije suksese me shumë sepse po shihet që ka nxënës mjaft të mirë “ ka thënë Christian Hoefbruckel udhëheqës i delegacionit gjerman me rastin e arritjes së këtij donacioni.

  

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img