08,09,2024

Nxënësit e shkollës “Gjon Serreçi” kërkojnë lirimin e Nehat Thaçit

Must Read

Ferizaj.21.10.2016. Nxënësit  e shkollës fillorë “Gjon Serreçi”, ku mësojnë edhe fëmijët e Nehat Thaçit sot kanë protestuar  në qendër të Ferizajt ku është kërkuar lirimi i  nënkolonelit të policisë Nehat Thaçi i arrestuar  nga autoritetet serbe kohë më parë.

Kjo protestë u organizua  edhe në shenjë solidarizimi me fëmijët e Nehat Thaçt të cilët janë nxënës të kësaj shkolle.

Në këtë protestë merrnin pjesë edhe  personeli arsimor me drejtorin e shkollës  i cili tha se kjo protestë na është imponuar në shenjë solidarizimi me familjen dhe  fëmijët e tij që janë nxënës të kësaj shkolle.

“ Për këtë protestë kemi  dy arsye. Së pari  arrestimi  i nënkolonelit Thaçi me aktakuza të cilat nuk qëndrojnë po edhe si bashkëkombës ,ndërsa   arsyeja e dytë është se në kuadër të kësaj shkolle janë edhe dy fëmijët e tij të cilët gjatë gjithë kësaj kohe po ndjehen keq për faktin se babi i tyre është arrestuar  dhe ende nuk ka asnjë hap konkret për lirimin e tij. Kësaj proteste I janë bashkuar  të gjithë moshatarët e fëmijëve të Thaçi të cilët bashkë ndiejnë   gjendjen e atyre fëmijëve dhe përmes kësaj po solidarizohen me ta.” tha Milazim Dërguti,drejtor i shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

“Kjo po bëhet edhe për  faktin se  sot I ka ndodhur Elizës dhe Gramosit por dihet se lista e tille nga Serbia nuk përfundon me Nehat Thaçn por ka 157 të pjesëmarrës të UÇK-së dhe nëse vazhdon kjo edhe shumë fëmijë dhe prind do të përjetojnë të njëjtën ndjenjë. Me këtë rast po ngrehim zërin e arsyes  kundër padrejtësisë që u është bërë  dy nxënësve të shkollës sonë të  cilën  janë shumë të shqetësuar” tha Dërguti.

Ndryshe , Nehat Thaçi  është arrestuar  nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul në bazë të flet arrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit po mbahet në paraburgim. Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish me arsyetimin e “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”

14794183_10208962752844372_369501215_n

14794022_10208962606720719_75415808_n 14800836_10208962607040727_280273360_n 14800951_10208962607160730_787206342_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img