28,01,2026

Nuk përfill urdhrin mbrojtës, kanos sërish bashkëshorten në Ferizaj

Must Read


Një person është arrestuar pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij me të cilën është në proces të shkurorëzimit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17.12.2022 rreth orës 12:40, në Ferizaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës dhe përmes rrjetit social ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare me të cilën është në proces të shkurorëzimit”, thuhet në raport.

Tutje, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërpritet përkohësisht transporti publik urban në Ferizaj

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se nga data 27 janar 2026 (e martë) do të pezullohet përkohësisht transporti publik...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img