18,11,2024

Nuk kam turp nga jeta që bëj, nuk kam pse të sillem si diva», Fifi flet hapur për jetën e saj të thjeshtë

Must Read

Ndryshe nga shumë kolege të saj, të cilat nuk i kanë shpëtuar trendit të ndërhyrjeve plastike apo nevojës për t’u tjetërsuar në mënyrë që të mos humbasin vëmendjen e publikut, Filloreta Raçi, ose siç njihet nga të gjithë Fifi, ka arritur të fitojë simpatinë e të gjithëve falë zërit dhe stili të saj të veçantë. Por këngëtarja dhe tekstshkruesja me origjinë nga Kosova, është gjithashtu një vajzë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë, e cila nuk ka lejuar kurrë që fama t’i ndryshojë stilin e jetës dhe mënyrën e të parit të gjërave.

Vetëm disa orë më parë, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një video ku shfaqet në autobus duke  udhëtuar nga Tirana drejt Prishtinës, ku ka dhe familjen. Fifi shprehet se edhe pse zoti i ka dhuruar zërin, nuk e ndjen veten një divë të paprekshme.

”Nuk kam pasur asnjëherë turp nga jeta që bëj…Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë…dhe po, unë udhëtoj me autobus. Ju ndoshta do të më pyesnit ‘Po pse jeton si njëri normal?’. Sepse sinqerisht njerëz unë jam një njeri normal. Zoti vetëm më bekoi me zërin tim, por kjo nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq që nuk dua të jem e paprekur dhe të veproj si një diva false apo çfarëdo. Asnjëri nuk është në rangun tonë ose do të jetë ndonjëherë. Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi…e bija e Avni dhe Nurije Raçit”, shkruan këngëtarja.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img