23,12,2024

Nuk ka krah lufte e krah paqeje!

Must Read

(Pse kjo fushatë me slogane etiketuese dhe linçuese!?)

Këto ditë kemi dëgjuar e po dëgjojmë shpeshherë për krahun e luftës e atë të paqes, kur në fakt këto slogane s’do të duhej as të ekzistonin! Si mund të jetë dikush krah i paqes, kur dihet se s’ka paqe, kur je nën pushtim! Si mund të jetë dikush krah i luftës, kur lufta bëhet për ta fituar paqen! Prandaj, të gjithë ishim të paqes, pasi që bëmë edhe luftën për ta fituar paqen! Me epitetet tendencioze, krahu i luftës e i paqes, mund të manipulojnë vetëm ata që kanë boshllëk veprimtarie në të dy këto faza tona historike! Ata që janë të plotë e pa “shibla” në këto etapa, s’do të duhej të kishin komplekse për të kaluarën, ndaj tani do të duhej të flisnin e të punonin për të tashmen e të ardhmen! Tashmë ka arritur një brez i ri, që nuk i di me tamam kuptimet për asnjërën nga këto faza. Ky brez i ri, e di se duhet jetë më e mirë! E për jetë më të mirë, duhet punë, vullnet e guxim. Vetëm kështu mund të ecet përpara, porse, ndërkaq, duhet shumë mund që të përgatitemi edhe për luftë, se, përndryshe, s’mund të ruhet paqja! Të dy fazat nëpër të cilat kaluam, si ajo para lufte, si ajo e luftës, janë pasuri dhe vlerë kombëtare, andaj larg duart nga këto vlera, sidomos politika ditore! Ajo së paku nuk duhet të krijojë dallime që nuk ekzistojnë dhe, me slogane dhe etiketime të pakuptimta e të dëmshme për të ardhmen tonë, të mbjellë frikë e huti!!

Gazmend  Bytyqi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img