Kultura-Arti

Nuk i kishte prerë flokët me vite, floktarët e ndryshojnë totalisht në ditën e martesës (Foto)

By FerizajPress

August 19, 2017

Holly jeton në Destin, Florida, dhe ende nuk ka mbushur 30 vjet.

Ajo nuk kishte shkuar në floktore me vite të tëra, pasi ajo i adhuronte flokët e saj të gjata dhe stilin e thjeshtë, transmeton Koha.net.

“Babai im njëherë më ka thënë; “Gratë me flokët e gjata janë gjithmonë më të bukura”, prandaj kurrë nuk doja t’i preja, s’i kam harruar kurrë ato fjalë”, ka thënë Holly.

Por pasi i erdhi dita e martesës së saj, ajo vendosi që më në fund ka nevojë për ndryshime.

Floktarët që ndërhynë në flokët e saj, kanë thënë se kishin kohë që nuk kishin parë flokë më të dëmtuar.

Flokët e saj fillimisht janë shkurtuar e më pas janë lyer me ngjyrë të bardhë.

Në fund ndryshimi i saj e bëri të lumtur edhe vetë Hollyn, e cila më pas ka thënë se tash e tutje do të ketë kujdes të shtuar mbi flokët e saj.