28,08,2025

Norvegjia po ndërton tunelet e parë nënujorë “të lundrueshëm”

Must Read

Norvegjia ka një plan ambicioz për të lehtësuar bllokimet e trageteve lokale duke ndërtuar kështu një seri tunelesh nënujorë, të cilët lejojnë udhëtarët të udhëtojnë ndërmjet vendeve përmes ujit.

Të ashtuquajturat “urat e zhytura lundruesse” do të konsistojnë në tuba të mëdhënj të mbajtur pezull nga struktura mbeshtetëse ujore që qëndrojnë 100 këmbë poshtë ujit. Secila do të jetë e gjërë mjaftueshëm për dy korsi trafiku dhe strukturat lundruese do të lehtësojnë udhëtimin e tragetëve për të marrë udhëtarët nga një pika A në një piikë tjetër B. Pastaj pjesët mbështetëse do të sigurohen në një lidhje përforcuese ose të ngulura poshtë në shtratin ujor.

Aktualish , një udhëtim nga Kristiansand në Trondheim (680 milje) zgjat  rreth 21 orë për shkak të shtatë udhëtimeve të tragetëve të ndryshëm të nevojshmë gjatë rrugës. Kjo joefiçensë vjen si  pasojë e fjordeve të shumta dhe terrenit të veshtirë, faktori kryesor ky në përzgjedhjen e trageteve sipër urave lundruese si një mënyere e re udhëtimi përmes ujit.

Projekti 25 bilion dollaresh mund ta shkurtojë koston kohore të këtij udhëtimi në 10 orë në vitin 2035 .

Me 1,150 tunele tashmë në përdorim përmes Norvegjisë – 35 nga të cilët janë të zhytur nën ujë – urat e reja do të jënë relativisht familjare për norvegjezët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img