03,07,2025

Njoftim Publik për Konsultime  në Procedurën  e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore

Must Read

Ndërtimi i objektit për banim, Fshati  Turistik  në Prevallë, në kuadër të  Parkut  Kombëtar “SHARRI”

Në bazë të Nenit 12, paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrativ  Nr. 01/2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III-të.

Në  lidhje me  kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore  për objektin  “Ndërtimi i objektit  për banim, fshati turistik në Prevallë në kuadër të  Parkut Kombëtar  “Sharri”.

Nr. Prot: 1906/24 të datës  21.03.2024, zyrtari  përgjegjës i nënshkruar më poshtë  informon publikun  për hapjen e procedurës  së konsultimeve për  projektin  e propozuar dhe fton  publikun  të dorëzojnë komentet dhe pyetjet  e tyre,  Brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.

Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen  në:

Posta rekomande:

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor  dhe Infrastrukturës

Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit

Ndërtesa  e Rilindjes

Kati i 14, zyra nr. 1417, 10000 Prishtinë

Projekti mund të shkarkohet  nga linku I mëposhtëm:

http://mmph-rks.org/

Për informata  më të hollësishme  mund të kontaktoni:

Departamentin e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit

Telefon: +381 38 200 32 222

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img