17,07,2025

Njoftim për qytetarët: Sistemi i ri i tatimit në pronë në përdorim nga 21 korriku

Must Read

Ferizaj, 16 korrik 2025
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë, më 21 korrik 2025, do të hyjë në përdorim sistemi i ri i tatimit në pronë, i cili do të zëvendësojë sistemin aktual.

Me qëllim të migrimit të të dhënave dhe realizimit të rregullimeve të nevojshme teknike, nga data 16 deri më 20 korrik, sistemi aktual i tatimit në pronë dhe pajisjet (tabletët) do të jenë jashtë funksionit. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të shfrytëzohet as sistemi i ri, për shkak të kohës së nevojshme për kalimin e plotë nga sistemi i vjetër në atë të ri.

Sipas njoftimit zyrtar, funksionet kryesore të sistemit të ri do të aktivizohen më 21 korrik, ndërsa shërbimet dhe funksionet shtesë do të vihen në dispozicion hap pas hapi.

Në ditët në vijim, qytetarët dhe zyrtarët komunalë do të informohen më detajisht për risitë e sistemit të ri, fazat e funksionimit, udhëzimet për përdorim dhe trajnimet që do të organizohen.

Gjatë periudhës së ndërprerjes së sistemit, tatimpaguesit që kanë nevojë për faturat e tatimit në pronë duhet t’i nxjerrin ato përmes platformës elektronike e-Kosova, pasi zyrat komunale të tatimit në pronë nuk do të mund t’i gjenerojnë faturat gjatë këtij intervali.

Ndërkohë, për qytetarët që nuk e kanë pronën të regjistruar me numër personal ose që kanë nevojë për shërbime të tjera që lidhen me sistemin e tatimit në pronë, kërkohet që të presin deri javën e ardhshme për informata të reja mbi kohën kur këto shërbime do të jenë sërish në dispozicion.

Tatimpaguesit që nxjerrin faturat në e-Kosova mund të bëjnë pagesat përkatëse dhe pagesat do të regjistrohen automatikisht në sistemin e ri.

Drejtoria e Financave dhe menaxherët komunalë të tatimit në pronë janë udhëzuar të informojnë të gjithë punëtorët për këto ndryshime dhe mënyrën e veprimit gjatë kalimit nga një sistem në tjetrin.

Për çdo paqartësi apo ndihmë, qytetarët dhe zyrtarët e komunës mund të kontaktojnë tavolinën ndihmëse të Departamentit të Tatimit në Pronë

Njoftimi i plotë i publikuar nga Komuna e Ferizajt:

N J O F T I M

Ju njoftojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nga dita e hënë dt. 21.07.2025 do të lëshoj në përdorim sistemin e ri të tatimit në pronë i cili do të zëvendësoj sistemin aktual të tatimit në pronë.

Me qëllim të migrimit të të dhënave nga sistemi aktual në sistemin e ri të tatimit në pronë si dhe rregullimeve të çështjeve të ndryshme komplekse nga pjesa e IT që kërkohen të implementime për zëvendësimin e STP aktual me STP të ri, nga data 16.07 deri me dt. 20.07 do të ndërpritet së funksionuari STP aktual dhe tablet, si dhe brenda kësaj periudhe nuk do të jetë në përdorim as STP i ri për shkak të kohës së nevojshme që nevojitet për kalim nga sistemi aktual në sistemin e ri të tatimit në pronë.

Funksionet kryesore do të lëshohen ditën e hënë datë 21.07 dhe hap pas hapi do të lëshohen funksionet shtesë në përdorim për shfrytëzuesit e komunave.

Në ditët në vijim do të informoheni me risit e tjera të STP të ri siç janë: Fazat dhe funksionet që do të lëshohen në përdorim për zyrtarët e komunave, udhëzime për përdorimin e tyre, trajnimet që priten të organizohen për përdorimin e funksioneve etj.

Gjatë periudhës së ndërprerjes së STP tatimpaguesit që do të kërkojnë shërbimin e shtypjes së faturës së tatimit në pronë në zyrat komunale të tatimit në pronë, të njëjtit duhet të udhëzohen nga zyrtarët e tatimit në pronë në komuna që faturën e tatimit në pronë ta nxjerrin në e-Kosova.

Për tatimpaguesit që nuk i kanë të regjistruara pronat me numër personal dhe tatimpaguesit që kërkojnë edhe shërbimet tjera e që këto shërbime lidhen me sistemin e tatimit në pronë duhet të presin informatë të re deri në javën tjetër të informohen nëse këto shërbime janë dispozicion ose kur do të jenë dispozicion .

Tatimpaguesit që nxjerrin faturën e tatimit në prone nga e-Kosova me të njëjtën mund të bëjnë pagesën dhe pagesa e tyre do të regjistrohet në STP të ri.

Udhëzohen drejtorët e financave dhe menaxherët e tatimit në pronë të dërgojnë dhe informojnë të gjithë punëtorët e tatimit në pronë me njoftimin e lartshënuar.

Për çdo paqartësi apo ndihmë gjatë kohës sa do të jetë i mbyllur sistemi i tatimit në prone zyrtarët e komunave mund të kontaktojnë tavolinën ndihmëse në DTP.

https://www.facebook.com/share/p/1CEYUXtWRS
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përkujton dëshmorin Nazmi Ukësmajli dhe shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së

Ferizaj, 16 korrik 2025 – Sot, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj, u mbajtën homazhe për të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img