Sot rreth ores 11:30 njësiti special i policisë së Kosovës ka bastisur një Call Center nw rrugën Gëzim Sahiti, në Lagjen e re të Ferizajt.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se një operacion policor që ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit, po zhvillohet në Prishtinë e Ferizaj.
Në raportin zyrtar të tyre nuk kanë dhënë më shumë detaje, përveç që këto aksione po zhvillohen me urdhëresë të Gjykatës.
”Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit. Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt, andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”.