29,12,2024

Njerëzimi po përdorë burimet natyrore më shumë se që mund të prodhojë Toka

Must Read

Sipas një raporti në The Independent, që citon një studim nga ‘World Wildlife Fund’ dhe ‘Global Footprint Network’, njerëzimit iu deshën vetëm 7 muaj të plotë të vitit 2017 për të arritur këtë fakt zhgënjyes.

Studimi thotë që:

“Nga 2 gushti 2017, do të kemi përdorur më shumë nga Natyra sesa që planeti mund të prodhojë brenda një viti të tërë…

… në shtatë muaj, ne kemi emetuar më shumë karbon se që mund të absorbojnë oqeanet dhe pyjet brenda një viti, kemi zënë më shumë peshq, kemi prerë më shumë pyje, kemi korrur më shumë dhe kemi konsumuar më shumë ujë se që ishte në gjendje të prodhonte Toka në të njëjtën periudhë”, transmeton Gazeta Express.

Uh oh, it’s #EarthOvershootDay ???? This means we’ve used more resources than our planet can renew in the whole year! pic.twitter.com/e5TQinbe3c— WWF_Australia (@WWF_Australia) August 1, 2017

Në anën tjetër, sipas aktivistëve, do të duheshin 1.7 planetë për të kompensuar shkallën e konsumimit të burimeve natyrore të popullsisë në rritje të Tokës.

Dita e Tejkalimit të Tokës (Earth Overshoot Day) u bë e njohur më 1986 dhe u bë për të matur sasinë e konsumimit të burimeve natyrore të Tokës nga njerëzit.

Studimi ekzaminon balancën mes jetës së njerëzve në Tokë dhe ‘bio-kapaciteteve’, që na lejojnë të prodhojmë burime dhe të absorbojmë mbetjet tona.

Megjithatë, The Independent thekson se “kjo ditë nuk ka rënë kurrë kaq herët si në vitin 2017”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img