13,12,2025

Një rruge në Ferizaj i vihet emri i mjekut Sami Spahiu

Must Read

Një rrugë e rëndësishme brenda qytetit në Ferizaj, tash e tutje do të mbajë emrin e mjekut Sami Spahiu, i cili ndërroi jetë para pesë vitesh, në moshë relativisht të re.

Si mjek anesteziolog, ai la kujtimet më të mira te kolegët e tij në QKUK dhe kudo tjetër ku punoi, të cilët edhe sot e kujtojnë me shumë respekt.

Spahiu ishte profesionist shembullor, i veçantë si karakter dhe i dashur për të gjithë. Ai nuk ishte i bardhë vetëm nga pamja e jashtme, por i tillë ishte edhe në shpirt.

Samiu ishte mbi të gjitha personalitet me vlera të larta morale e njerëzore, një humanist i pashoq.

Kontributi i tij në shëndetësi, ishte dhe do të mbetet i pamohueshëm.

Komuna e Ferizajt e nderoi atë dhe familjen Spahiu me emërtimin e një rruge të qytetit ‘Sami Spahiu’.

Gjithsesi, edhe Gjilanit i bie hise të krenohet me mjekun Sami Saphiu, pasi familja e tij ka migruar në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj përgatitet për reshjet, fermerët e mirëpresin projektin

Për shkak të vërshimeve të mundshme, Komuna e Ferizajt ka nisur pastrimin e shtretërve të lumenjve, në mënyrë që...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img